Business

Psikologjia andragogjike dhe zbatimi i saj ne ushtrine shqiptare dhe TMK
Lexoni vetem ne Art-Café,Floart dhe Flori Pres

Psikologjia andragogjike dhe zbatimi i saj ne ushtrine shqiptare dhe TMK

Nga Flori Bruqi

Gjatë dy dekadave, midis viteve 60-të dhe 80-të, të shekullit që sapo lamë pas, u përfituan dhe u arrit në formimin e dijeve se si mësojnë të rriturit, proceset e tyre të të mësuarit dhe eksperienca e grumbulluar në vite. Studimi i Houlit i vitit 1961, kishte nxitur një valë kërkimesh nga profesorët që kishin për objekt mësimdhënien me të rriturit (Knowles 1998). Dijet po buronin edhe nga disiplina të tjera të shkencave shoqërore. Psikologët dhe psikiatërit në klinikat e tyre, bënin përpjekje të mësonin se si të ndihmonin njerëzit të ndryshonin sjelljen e tyre (Bandura 1969). Zbulimet e tyre ishin pothuajse të njëjta me filozofinë e mësimit të të rriturve, që nga momenti që arsimimi filloi të merrej me ndryshimin e të sjellurit. Psikologët që merreshin me zhvillimin, patën zbuluar se zhvillimi i të rriturve kalon në disa faza. Këto janë të parashikueshme edhe gjatë viteve të periudhës së adoleshencës. Periudha e tranzicionit nga njëra fazë në tjetrën është një ndër motivet nxitëse për të mësuar (Baltes 1978).
Psikologët po zbulonin rolin që ushtronin në këtë drejtim faktorë të tillë si: mjedisi, ngjyra, shkalla e popullimit, stresi, normat shoqërore, kategoritë e ndryshme të popullsisë, ndikimi në procesin e të mësuarit, mësimi në grup dhe çfarë ndikimi mund të ketë ndryshimi që kryhet në kuadër te reformimit në këtë mjedis (Arends 1977). Sociologët i shtuan njohurive tona edhe ndikimin që kanë procedurat dhe politikat institucionale rreth procesit të të mësuarit (Barret 1970). Gjatë viteve 70-të dhe 80-të, ekzistonin njohuri mbi ...
Word (s) : 3786
Pages (s) : 16
View (s) : 1021
Rank : 0
   
Report this paper
Please login to view the full paper